Nis takimi Thaçi – Limaj
02 prill 2020
| 11:21
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është pritur në takim nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Takimi i tyre ka për qëllim konsultimin për hapat që duhet të ndërmerren për tejkalimin e situatës së re politike të krijuar pas votimit të mocionit për mosbesim ndaj qeverisë.
I pari i shtetit para këtij takimi ka takuar kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, si dhe ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli.