Nis takimi trepalësh në kuadër të dialogut teknik Kosovë-Serbi
Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga Besnik Bislimi ai serb i drejtuar nga Petar Petkoviq me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian kanë nisur bisedimet trepalëshe në Bruksel, në kuadër të dialogut teknik.
Bisedimeve të sotme trepalëshe i kishin paraprirë takimet dypalëshe të djeshme, fillimisht midis përfaqësuesit të Kosovës dhe përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, dhe më pas me delegacionin nga Serbia.
Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se temë e këtyre takimeve do të jetë edhe çështja e të zhdukurve.
Takimi i nivelit teknik shihet si paraprijës i atij të nivelit të lartë që pritet të ndodhë diku në fillim të vjeshtës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq u takuan për herë të fundit më 19 korrik.