Nis takimi Vuçiq-Escobar në Bruksel

27 shkurt 2023 | 15:16

Në Bruksel ka filluar takimi i të dërguarit special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Vuçiqi ka mbërritur në selinë e BE-së me ftesë të shefi të diplomacisë evropiane, Josep Borell.

Pas takimeve individuale, pason takim i përbashkët mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, shefit të  diplomacisë evropiane Josep Borell dhe të dërguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, raporton “Tanjug”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Chelseat zhgënjeu sërish në Premier Ligë teksa u…