Nis takimi Vuçiq – Zelensky

22 gusht 2023 | 08:37

Takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe atij të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka filluar mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 në Athinë, njoftoi Radiotelevizioni i Serbisë (RTS).

Siç thuhet nga RTS, takimi pritet të zgjasë rreth gjysmë ore.

Vuçiqi sot do të takohet edhe me presidentin malazez Jakov Milatoviq dhe kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, të cilët të hënën në mbrëmje organizuan një darkë jozyrtare për liderët e Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarët evropianë me rastin e 20-vjetorit të Bashkimit Evropian – Perëndimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konspiracionistët besojnë se kanë gjetur “një strehë naziste” në Google Maps. Bëhet…