Nis testi i PISA-s
11 prill 2018
| 11:23
Programi Ndërkombëtar për Vlerësimin e Nxënësve, ndryshe i njohur si testi PISA ka filluar të mbahet në Kosovë.
Komuna e parë që ka filluar testimin e nxënësve 15-vjeçar në shkollat e përzgjedhura nga PISA është komuna e Prizrenit.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka vizituar shkollën “Ibrahim Fehmiu” në Prizren për të parë mbarëvajtjen e këtij testi.
Ai ka uruar nxënësit për ditën e parë të testit PISA. “Shpresojmë që edhe kjo shkollë dhe shkollat tjera të dalin shumë mirë në testin PISA”, është shprehur ministri Bytyqi.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/200673046932933/videos/609880942678806/