Nis vaksinimi anti-Covid në sheshin “Zahir Pajaziti”

22 tetor 2021 | 11:16

Qytetarët sot mund të vaksinohen edhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Nga ora 10:00 deri në 17:30 aty është vendosur është vendosur tenda për vaksinim anti-Covid.

Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi, ka deklaruar se kjo po bëhet me qëllim që të jenë afër personave që ende nuk e kanë marrë dozën e parë të vaksinës. “Bazuar në Planin e veprimit të vaksinimit në masë ne kemi paraparë që përmes ekipeve mobile të jemi afër qytetarëve. Për herë të parë është ngrit tenda në sheshin ‘Zahir Pajaziti’. Tenda është vetëm për personat që marrin dozën e parë, e jo për të dytën”, ka thënë Bardhi.

Ai ka treguar se nga java e ardhshme ekipe mobile të vaksinimit do të ketë në nivel vendi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja e njohur, Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj i…