Nis vaksinimi edhe në jug të Shqipërisë

18 shkurt 2021 | 12:55

Pas Tiranës dhe Shkodrës, radha i ka ardhur Vlorës. Në qytetin bregdetar ka nisur këtë të enjte procesi i vaksinimit për bluzat e bardha në Shqipërinë jugore.

Në nisje të procesit të vaksinimit, që do të zhvillohet në ambientet e pallatit të sportit, ka qenë prezent edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Kjo e fundit ka bërë me dije se në Vlorë kanë shkuar 200 doza vaksine për bluzat e bardha.

Krahas vaksinimit të mjekëve e infermierëve të spitalit rajonal, pritet që aty të marrin dozat e injeksionit edhe punonjësit e spitalit të Sarandës.

Manastirliu është shprehur se për shkak të largësisë po mendohet hapja e një pike vaksinimi edhe në Gjirokastër.

Më tutje, Manastirliu ka thënë se vetëm gjatë dy ditëve të para të kësaj jave janë vaksinuar më shumë se 600 mjekë dhe infermierë.

“Në dy ditët e para të vaksinimit të kësaj jave janë vaksinuar më shumë se 600 mjekë dhe infermierë”, ka thënë Manastirliu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka miratuar një…