Nis vaksinimi i bagëtive në Prishtinë
30 korrik 2018
| 17:11
Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Prishtinës ka ndërmarrë aksion nëpër fshatrat e Prishtinës për vaksinimin e gjedheve, dhenve dhe dhive, si masë parandaluese kundër sëmundjes së “këmbëzezës”.
Gjatë këtij aksioni që do të zgjasë rreth dy muaj, pritet të vaksinohen 7 000 krerë gjedhe si dhe 7 500 krerë dhenë dhe dhi.
Gjithashtu, është planifikuar që në këtë periudhë kohore të bëhet edhe vaksinimi kundër tërbimit i 625 qenve që kanë pronarë.