Nis vaksinimi i diplomatëve dhe ushtarëve të huaj në Kosovë

27 mars 2021 | 20:42

Ushtarët amerikanë që shërbejnë në Kosovë do të jenë më të sigurt nga COVID-19.

Nga sot ka nisur vaksinimi i tyre me vaksinën Johnson and Johnson që është sjellë enkas për ta në kampin Bondsteel.

Në kampin ushtarak amerikan më të madh në Ballkan do të kryhet procesi i imunizimit për ushtarët e KFOR-it.

Vaksinimi ka mundësi t’iu bëhet edhe kosovarëve që punojnë në këto kampe.

Një shqiptar që punon në kampin Bondsteel në kushte anonimiteti i konfirmoi Klan Kosovës se ka tre muaj që e ka pranuar e-mailin me pyetjen nëse dëshiron të vaksinohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëllaznimi ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat…