Nis vaksinimi i kafshëve të imëta në Malishevë
23 janar 2019
| 20:25
Në territorin e Komunës së Malishevës, ka filluar vaksinimi i kafshëve të imëta, përkatësisht i deleve, qengjave, dhive dhe kecave.
Kjo fushatë e vaksinimit është duke u bërë në bashkëpunim të ngushtë në mes të Komunës së Malishevës dhe Agjencionit të Veterinës dhe Ushqimit.
Vaksinimin e kafshëve të imëta, e kanë parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal i Bujqësisë, Murat Hoxha, të cilët kanë biseduar edhe me fermerët.
Në këtë fushatë të vaksinimit të kafshëve të imëta, përfshihen rreth 20 mijë krerë dele, qengja, dhi dhe keca, ndërsa projekti i vaksinimit i kushton buxhetit komunal, rreth 15 mijë euro.
/Epoka e re/