Nis vaksinimi i pedagogëve në Durrës, 70 për qind  e tyre pranojnë ta marrin vaksinën

26 mars 2021 | 10:45

Sot ka nisur vaksinimi i stafit akademik të universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

Në ambientet e kampusit universitar në Spitallë është ngritur qendra e vaksinimit. 60 pedagogë kanë pranuar të vaksinohen në këtë fazë të parë, ndërsa për pedagogët që kanë hezituar do të ketë dhe një mundësi tjetër.

Të interesuar për procesin janë dhe anëtarët e stafit administrativ të universitetit të cilët në masën 70 për qind kanë konfirmuar se duan të vaksinohen, shkruan “TCh”.

Ndërsa ka vijuar vaksinimi i stafit pedagogjik të sistemit parauniversitar publik. Deri më sot janë vaksinuar afro 50 për qind e mësuesve të shkollave të Durrësit, ndërsa është planifikuar që të kryhet vaksinim edhe javën e ardhshme, pasi ka shtim kërkesash nga mësuesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para dy ditësh në…