Nis vaksinimi i personave mbi 50 vjeç në Shqipëri

21 qershor 2021 | 15:25

Në sheshin “Skënderbej” ka nisur sot vaksinimi i grupmoshës mbi 50-vjeç në Shqipëri.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se qytetarët e kësaj grupmoshe duhet t’i drejtohen mjekut të familjes ose të aplikojnë në portalin e-Albania, për të marrë terminin e vaksinimit.

“Hapim fashën 50-59 vjeç, duke filluar nga grupmosha më e lartë dhe më pas në rend zbritës, për të mundësuar që të gjithë ata që janë më të riskuar, të vaksinohen sa më herët. Ky është një organizim i cili është duke u bërë nga mjeku i familjes. Por të gjithë ato qytetarë që i përkasin kësaj fashe grupmoshe mundet edhe të aplikojnë pranë portalit e-Albania, për të rezervuar ditën e vaksinimit të tyre. Në çdo rast, mjeku i familjes do t’i njoftojë qytetarët për vendin dhe orën e vaksinimit”, ka deklaruar Manastirliu.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Azem SYLA (Një vlerësim i shkurtër për jetën dhe…