Nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë
09 dhjetor 2019
| 15:16
Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se të hënën ka nisur vaksinimi kundër gripit sezonal në kryeqytet.
Kjo komunë ka theksuar se këto vaksina janë sipas standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Imunizimi i kategorive më të rrezikuara të popullatës, nga gripi sezonal, ka filluar nga sot, 9 dhjetor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Qendra e Vaksinimit. Qendra është e hapur prej orës 07:00 deri në orën 19:00. Vaksinat janë të para-kualifikuara sipas standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, prandaj, garantojnë cilësinë dhe sigurinë e tyre dhe janë të dedikuara për të mbrojtur grupet më të ndjeshme të popullatës, si të moshuarit dhe të prekurit nga sëmundjet kronike”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
/Epoka e re/