Nis verifikimi i cilësisë dhe sasisë së derivateve të naftës
11 qershor 2020
| 13:25
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), ka nisur sot marrjen e mostrave nëpër pikat e furnizimit me derivate për të kontrolluar cilësinë dhe sasinë e tyre.
“Sot ishim në vizitë me Inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë̈ dhe Industrisë dhe ekipin nga Agjencia e Metrologjisë për të marr mostra të derivateve për verifikimin e cilësisë dhe sasisë”.
“Mostra të tilla do të vazhdojmë të marrin edhe në ditët e ardhshme, dhe po ashtu Inspektorati bashkë me Agjencinë e Metrologjisë do t’i shtojnë mostrat, duke i dyfishuar dhe kjo gjithmonë duke pasur për bazë mbrojtjen e konsumatorit, që është̈ njëra ndër top prioritetet e mia”, ka shkruar ministri i MTI-së, Vesel Krasniqi në profilin e vet në “Facebook”. (A. M / Epoka e re)