Nis viti i ri shkollor në Shqipëri, 386 mijë nxënës u drejtohen bankave të shkollës
16 shtator 2019
| 10:47
Ka nisur sot viti i ri shkollor për sezonin 2019-2020.
Në total janë 386 mijë nxënës që pritet t’u drejtohen bankave të shkollës, transmeton “Tch”.
Nga kjo ndarje 24 mijë nxënës fillojnë klasën e parë, ndërsa 272 mijë nxënës janë në sistemin 9-vjeçar, ose thënë ndryshe arsimin bazë.
Në të gjithë vendin janë 90 nijë nxënës në gjimnaze.