Nis zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për dokumentet
01 shtator 2022
| 00:35
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nga pika kufitare në Bërnjak ka konfirmuar se dokumetet për hyrje-daljet nuk po lëshkohen më në pikat kufitare.
“Jemi në Bërnjak, kishim një veturë të kolegëve tuaj që kaloi pa problem, është ndërpre lëshimi i hyrje-daljeve edhe në Merdarë, Dheu i Bardhë e Muçibabë. Në Jarinjë ende s’kemi veturë që ka kaluar, por mund të konkludojmë që e kanë ndërprerë lëshimin e hyrje-daljeve”, ka thënë Sveçla.
Ai ka theksuar se tani nuk është e neovjshme që të lëshohet dokumenti i hyrje-daljeve për ata që hyjnë në Kosovë.
Sveçla shpreson që me këtë dinamikë të kalojë edhe çështja e targave.