Nis zbatimi i planit për ndalimin e qarkullimit të veturave në Prishtinë
31 janar 2018
| 08:43
Plani të cilin e ka ndërmarrë komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimin Hapësinor për ndaljen e qarkullimit të veturave në kryeqytet ka filluar implementimin edhe në rrugët e Bulevardit “Bill Klinton” dhe atë “Ilir Konushevci”.
Në pikat që është paraparë ndalja e automjeteve kanë dalë ekipe të policisë dhe një ekip nga inspekcioni i Prishtinës.
Për të kaluar nëpër këto rrugë po lejohen autobusët e trafikut urban dhe taksitë e licencuar.