Nis zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës që e lidh Kosovën me Shqipërinë
04 mars 2024
| 11:10
Sot kanë nisur punimet për zgjerimin dhe asfaltimin e rrugës ndërkufitare: Kërstec-Pakisht-Zapod me gjatësi 6.3 kilometra.
Ky është projekt i marrëveshjes Shqipëri – Kosovë.
“Mirëmëngjesi! Kanë nisur punimet për zgjerimin dhe asfaltimin e rrugës ndërkufitare: Kërstec-Pakisht-Zapod me gjatësi 6.3 kilometra! (Projekt i Marrëveshjes Shqipëri – Kosovë) Kjo rrugë që sjell zhvillim të madh për gjithë zonën, që hap perspektivat e turizmit malor dhe që shërben si portë hyrëse në eksplorimin e bukurive natyrore të zonës! Mbarësi!”, ka shkruar Pandeli Majko në “Facebook”.