Nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale në Shqipëri
14 prill 2023
| 09:47
Sot ka nisur zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale në Shqipëri që do të mbahen më 14 maj.
Partitë kanë një muaj kohë që të prezantojnë kandidatët për bashki para qytetarëve.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, një ditë më parë priti në takim krerët e institucioneve dhe përfaqësuesen e organizatës ndërkombëtare për monitorimin e zgjedhjeve, OSBE-ODIHR, Audrey Glover.
Përmes një mesazhi, Begaj ka kërkuar që të zbatohet ligji si dhe të dënohet çdo fenomen që mund të cenojë procesin zgjedhor, si shitblerja e votave apo keqpërdorimi i fondeve.