Nisen ndihmat e EULEX-it për në Ukrainë (foto)
12 korrik 2022
| 12:12
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka nisur të martën 10 automjete me ndihma humanitare për në Ukrainë.
Me këtë rast, shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se ndihet krenar me stafin për solidaritetin me Ukrainën.
“Secila prej automjeteve është e mbushur me ndihma humanitare, që janë mbledhur e paguar nga stafi ndërkombëtar e lokal që punojnë në EULEX Kosova. Unë jam krenar për stafin dhe iniciativën e tyre për të bërë një praktikë solidariteti me Ukrainën. Ky donacion është vetëm një pjesë e jona për vëllezërit e motrat në Ukrainë”, ka thënë Wigemark.