Nisen për Kosovë kufomat e dhjetë personave që humben jetën në Kroaci

27 korrik 2021 | 19:37

Është nisur për në Kosovë kordoni i dhjetë kufomave të mërgimtarëve që humbën jetën në aksident trafiku në autostradën afër Slavonski Brod.

Trupat e pajetë të mërgimtarëve pritët që të mbërrin  nesër në mëngjes në Kosovë.

Në fotografit që ka siguruar gazeta “Epoka  e re”, shihet rend i automjeteve që do të bartin trupat e pajetë.

No description available.

“Kufomat pritet që të mbërrijnë në Kosovë nesër në mëngjes dhe do të këtë pritje institucionale me rastin e ardhjes në Kosovë”, ka thënë për gazetën “Epoka e re” një burim qeveritar.

Në aksidentin në Sllavonski Brod të Kroacisë të dielën, ku u përfshi autobusi i linjës Frankfurt – Prishtinë, vdiqën dhjetë persona, ndërsa u lënduan 45 tjerë.

 

(A.MAVRAJ/Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atleti i Kosovës, Musa Hajdari, prej dy ditësh ka nisur…