Nisen për në Turqi dy të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj
Dy të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj tashmë janë nisur për trajtim në Republikën e Turqisë, teksa edhe dy të tjerë po presin për t’u nisur.
Postimi i plotë i ministrit Armend Zemaj në Fb:
Nëpërmjet dy aeroplanëve, sot herët në mëngjes, i përcollëm për trajtim në spitalet e Turqisë dy pacientët e parë në gjendje më të rëndë të lënduar nga eksplodimi i bombolës së gazit në Ferizaj, dy të tjeret janë në pritje të nisjes.
E falënderoj nga zemra ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Sakar i cili me përkushtim të pashoq, u angazhua për trajtimin këtyre pacientëve që kanë pësuar djegie të shkallës më të lartë dhe janë më të rrezikuar.
Pacientët tjerë të lënduar nga shpërthimi i gazit, po marrin trajtim nga institucionet tona shëndetësore dhe profesionistët më të mirë që ka vendi, duke e bërë më të mirën e mundshme për secilin nga të lënduarit.