Nisen për shërim në Austri dy nga të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj
09 janar 2021
| 15:04
Enver Xhokli dhe Fidan Gashi, të cilët u lënduan rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj, sot janë nisur për shërim drejt Austrisë.
Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet nga nisja e tyre nga QKUK drejt Aeroportit të Prishtinës, nga ku edhe do të nisen drejt Austrisë.
Ndryshe, dërgimi i pacientëve të fundit po bëhet në kuadër të një marrëveshjeje ndërshtetërore mes Kosovës dhe Austrisë.
Nga shpërthimi i bombolës së gazit, u lënduan 42 persona ku gjashtë prej tyre ishin më rëndë.