Nishani: Përjashtimi i Berishës, pjesë e projektit Rama-Basha
14 shtator 2021
| 14:11
Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka vlerësuar se përjashtimi i Sali Berishës nga Grupi Parlamentar është pjesë e projektit Rama-Basha.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky veprim është thikë pas shpine për demokratët.
“Thikat pas shpine ndaj Partisë Demokratike janë në të vërtetë, thika në zemër për Shqipërinë ! Misioni që i është ngarkuar L. Bashës prej pushtetit më të korruptuar e të inkriminuar në Shqipërinë e 30 viteve të fundit, është projekti më kriminal anti PD e anti demokratik që prej atij të tentuar në 1997”, ka shkruar Nishani.