Nishevci e Karaqi morën pikë Olimpike në Paris
27 janar 2019
| 13:41
Herolind Nishevci dhe Alvin Karaqi kanë fituar pikë Olimpike në Premier Ligën, që po mbahet në Paris. Nishevci në kategorinë +84 kilogramë shënoi dy fitore, ndërsa u mposht në luftën e tretë, ndërsa i pafat ishte edhe në barazh.
Karaqi shënoi një fitore dhe një humbje në kategorinë deri në 84 kilogramë. Në garën e Parisit morën pjesë edhe Orges Arifi (-60 kg) dhe Fortesa Orana (+68 kg) të cilët u ndalën në luftën e parë.
Arifi ishte i pafat në short pasi u përballë me kampionin e botës Matias Gomez Garcia. Të drejtë pjesëmarrje në Paris patën vetëm 100 garuesit më të mirë nëpër kategori.