Nishevci i jep fund karrierës

29 mars 2022 | 10:51

Karateisti Herolind Nishevci ka vendosur t’i japë fund karrierës.

Nishevci bëri të ditur se tashmë i ka dhënë fund karrierës si garues i Kosovës, por edhe Shqipërisë.

Ai shtoi se do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj familjes dhe gjithë të tjerëve që e ndihmuan gjatë rrugëtimit të tij drejt medaljeve.

“Përmbyllja zyrtare e karrierës si garues i reprezentacionit të Kosovës dhe të Shqipërisë. Mirënjohës si gjithmonë ndaj familjes time dhe të gjithë të tjerëve, të cilët më ndihmuan dhe më përcollën gjatë rrugëtimit tim drejt medaljeve ballkanike, evropiane, botërore”.

30-vjeçari, gjatë karrierës së tij, fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror 2016 dhe në Evropianin 2021.

Herolind Nishevci gjithashtu u shpall dy herë si sportisti i vitit në Kosovë, më 2016 dhe 2017.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy të dyshuar shqiptar të Kosovës, janë arrestuar në Vërmicë,…