Nishevci, i pesti në Premier Ligën “Rotterdam 2018”
18 mars 2018
| 16:08
Herolind Nishevci ka përfunduar në vendin e pestë të Premier Ligës, që po mbahet në Rotterdam të Holandës.
Sportisti më i mirë i vitit 2017 në Kosovë, pësoi humbje në luftën për medaljen e bronztë, në kategorinë +84 kg. Nishevci ishte i pa fat, pasi u mund 3:2 nga francezi, Mehdi Filali, edhe pse ishte në epërsi 2:0.