Nishio: Kalimi i Kosovës nga përfitues në kontribues, një rrëfim i rrallë

24 mars 2025 | 12:27

Zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Financimin e Zhvillimit, Akihiko Nishio, ka thënë se Kosova zë vendin e saj si donatore në IDA-21 (Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim) duke përmbyllur kështu një cikël të plotë në rrugëtimin e saj të zhvillimit.

Ai ka thënë se vendimi i Kosovës për të kontribuar në IDA-21 fuqizon objektivat e përbashkëta: zhdukjen e varfërisë dhe ndërtimin e shoqërive të barabarta.

“Vite më parë, Kosova qëndronte mes kombeve që rindërtoheshin nga vështirësitë, duke shfrytëzuar mbështetjen e IDA-s për të hedhur themelet e rritjes. Sot ju i keni shndërruar sfidat në mundësi, duke u shfaqur si një partner i gatshëm për të shtrirë dorën e ndihmës edhe për të tjerët. Ky kalim nga përfitues në kontribuues është një rrëfim i rrallë dhe i jashtëzakonshëm, i cili flet për qëndrueshmërinë, vizionin dhe përkushtimin e palëkundur të Kosovës ndaj progresit”.

“Vendimi juaj për të kontribuar në IDA-21 fuqizon objektivat tona të përbashkëta: zhdukjen e varfërisë dhe ndërtimin e shoqërive të barabarta. Ai na sfidon të gjithëve të rishpikim atë që është e mundur kur vendet ndjekin rrugën e tyre me vendosmëri. Vendosmëria çon në rritje kur kultivohet me partneritet dhe kjo mund të kapërcejë kufijtë dhe brezat”, ka thënë ai në një konferencë për medie me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarët italianë të Batalionit të Forcës Operative të Rezervës (ORF-BN),…