Kosova humbet nga Çekia, Evropianin e kërkon nga Liga e Kombeve

14 nëntor 2019 | 20:45

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll pësoi humbje nga Çekia (2-1), dhe në ketë mënyrë mbetët jashtë kualifikimit në Kampionatin Evropian nëpërmjet fazës kualifikuese. Nga Grupi A kualifikohen Anglia dhe Çekia. “Dardanët” kualifikimin do ta kërkojnë tash nëpërmjet Ligës së Kombeve.

90’ Katër minuta shtesë janë akorduar nga gjyqtari kryesor. Janë edhe katër minuta shpresë që Kosova të barazon rezultatin në 2-2.

89’ Kosova në sulem, por vetëm korner.

88’ Fidan Aliti provon të barazon rezultatin, por gjuajtja e tij shkon mbi portën e Çekisë.

79’ Tomas Soucek godet, por Muriq e dërgon topin në korner. Pas rivënies nga këndi, Alex Kral e kalon Çekinë në epërsi 2-1.

74’ Çekia ishte afër golit të dytë, por gjuajta e Jakub Jankto përfundoi në shtyllë e portës së Kosovës.

71’ Çekia arriti të barazon rezultatin. Alex Kral ishte ai që më një goditje të fuqishme e mposhti portierin e “dardanëve”, i cili deri në këto momente ishte i pakalueshëm.

67’ Çekia arriti të barazon rezultatin, por gjyqtari e anulon golin me arsyen se Muriq u pengua nga lojtarët çekë.

65’ Florent Hadergjonaj mundohet të organizon një sulem për Kosovën, por pasimi i tij nuk ishte i saktë.

64’ Jakub Jankto tenton të rrezikon portën e “dardanëve”, por goditja përfundimtare ishte e pasuksesshme.

61’ Michael Krmencik provoi të barazon rezultatin, por Aro Muriq ishte në vend.

Minuta e 50-të, Atdhe Nuhiu realizoi më kokë për 0-1.

48’ Amir Rrahmani ka provuar me një gjuajtje të fuqishme nga jashtë zonës së rreptësisë, por për fat të vendasve topi përfundoi jashtë portës. Ky është rast i parë në pjesën e dytë për Kosovën.

Pjesa e parë: Kanë përfunduar dyzetepesë minutat e parë të ndeshjes Çeki – Kosovë me rezultat 0-0. . Vendasit e kanë dominuar pjesën më të madhe të kësaj ndeshje, por Kosova arriti të mbrohet me sukses dhe në fund t kësaj pjesë e stabilizoi lojën. Aro Muriq bëri disa intervenime të mira dhe ai është më meritori që Kosova nuk pësoi gol.

42’ Lukas Masopust provoi të depërton në zonën e Kosovës, por ndalet pa ndonjë problem nga Rashkaj.

43’ Vojvoda është lënduar në një duel me lojtarët kundërshtar, por nuk rrezikon që të largohet nga loja.

44’ Tifozët vazhdojnë ti japin mbështetje të fuqishme nga tribuna lojtarëve “dardanë”.

37’ Kosova rrezikon nga nderej, por njëri nga mbrojtësit e Çekisë e devijon topin në korner.

35’ Deri në këto momente Çekia është duke dominuar dhe ka goditur në drejtim të portës kundërshtare plotë dhjetë herë, kurse Kosova ende nuk ka regjistruar asnjë gjuajtje.

31’ Ndëshkohet me karton të verdhë Jan Boril, pas një faulli në Hadergjonajn. Ndërsa edhe Nuhiu është ndëshkuar me karton të verdhë.

28’ Vendasit po e sulmojnë Kosovën me të gjitha forcat, por deri në ketë momente gjithçka është e barabartë në rezultat.

24’ Jakub Jankto provon nga gjuajta e lirë, por Muriq sërish në vend.

23’ Ndëshkohet edhe lojtari i dytë i Kosovës me karton të verdhë. As një kundërsulmi të çekëve, Fidan Aliti bënë një ndërhyrje që gjyqtari e vlerëson për karton të verdhë.

18’ Vladimir Coufal bëri një depërtim të mirë nga e djathta, por fatmirësisht për “dardanët” goditja e tij përfundoi lartë mbi portën e Aro Muriq.

15’ Mesfushori Anel Rashkaj është ndëshkuar me karton të verdhë, ani pse ndërhyrja e tij nuk ka qenë aq e rëndë.

13’ Kosova del në sulem, por asistimin e Milot Rashicës nuk e arrin sulmuesi Nuhiu.

10’ Vendasit po mundohen që të mbajnë në presion Përfaqesuen e Kosovës, por edhe pas dhjetë minutave lojë mbrojtësit “dardanë” janë në nivel të detyrës.

7’ Vendasit patën rast të mirë shënimi, por gjuajtjen e Michael Krmencik e ndali Aro Muriq. Portieri “dardanë” bëri një supepritje.5’ Çekia po bënë presion në drejtim të portës së “dardanëve”, por mbrojtësit e Kosovës janë të vëmendshëm. Fillimisht një top e largoi Rrahmani, kurse me pas Aliti e dërgoi topin në korner.

3’ Celina mundohet të nxjerr Kosovën përpara, por pasimi i tij ndalet nga mbrojtësit e vendasve.

1’ Çekia provon të dal në sulem, por kapiteni Amir Rrahmani nuk lejon një gjë të tillë.

—————————————————————————-

Nisi ndeshja Çeki – Kosovë (video)

Ka nisur ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2020” në mes Kosovës dhe Çekisë, e cila po zhvillohet në stadiumin në stadiumin “Doosan Arena në Plzen, nga ora 20:45.

Kjo ndeshje është e rëndësishme për të dyja përfaqësueset, pasi synim e kanë kualifikimin në “Euro 2020”. Aktualisht çekët janë në vendin e dytë me një pikë më shumë se “dardanët”, të cilët synim të vetëm në këtë ndeshje e kanë fitoren.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes në konferencën e fundit për medie, kishte deklaruar: “E dimë se na pret një lojë ngazëlluese dhe kjo është një situatë e mrekullueshme për ne. E kemi një mundësi dhe mund ta arrijmë kualifikimin, por duhet ta bëjmë një lojë të përkryer, të jashtëzakonshme ndaj një kundërshtari mjaft të fuqishëm”.

Gazeta “Epoka e re” do t’iu mbajë të informuar më të gjitha të rejat nga ndeshja Çeki-Kosovë.

/Veton ZYMBERI/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollistët e të dyja përfaqësuesve janë dalë në nxehje, kurse…