Nisin bisedimet për rimeçin Mayweather-Pacquiao

20 gusht 2019 | 11:25

Floyd Mayweather Jr ka treguar se i ka nisur bisedimet me Manny Pacquiao për një rimeç në Arabinë Saudite. Më 2015 Mayweather dhe Pacquiao e zhvilluan meçin më fitimprurës në histori të sporteve luftarake që prodhoi plot 470 milionë funte nga shikueshmëria në TV dhe biletat.

Mayweather e fitoi pas një vendimi unanim meçin e cilësuar si “Meçi i shekullit” në MGM Grand të Las Vegasit. Dyshja e ka diskutuar mundësinë për rimeç edhe në të kaluarën, por pa arritur të gjejë marrëveshje deri tani.

Në një video të publikuar online, Mayweather thotë: “Dua t’ju falënderohem. Është nder të vij në Arabinë Saudite për t’u ulur dhe për të biseduar me juve për rimeçin Mayweather vs Pacquiao”. “Arabia Saudite, Floyd ‘Money’ Mayweather, po vij”, thekson ai. Burimi origjinal i videos mbetet i paqartë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës )LDK), Isa Mustafa, ka…