Nisin gërmimet në kampusin e UP-së, dyshohet për varrezë masive (Foto)

26 nëntor 2019 | 10:49

Policia e Kosovës, njësia për krime lufte, në bashkëpunim me prokurorinë dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore, kanë nisur  sot gërmimet lidhur me dyshimet për mbetje mortore në një lokacion në Prishtinë, konkretisht në kompleksin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Gërmimet kanë nisur pas marrjes së informacioneve nga disa qytetarët se në atë lokacion mund të ketë varrezë nga periudha e luftës së vitit 1999.

Kjo nuk është hera e parë që gërmohet në lokacionin e kampusit të Universitetit në Prishtinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka ngushëlluar familjet e…