Nisin hetimet për aksidentin hekurudhor në Klinë (Dokument)
Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore (KHAIA) pranë Zyrës së Kryeministrit, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur të martën ka marrë vendim për hapjen e hetimeve për aksidentin hekurudhor të datës 3 shtator në vijën hekurudhore Prishtinë-Pejë, në fshatin Dush të Komunës së Klinës, ku ishte i përfshirë treni i udhëtarëve Nr. 761 me lokomotivë 2620-016 dhe një automjet i tipit “Mercedes 190”.
Në këtë aksident kanë humbur jetën tre persona, njëri prej tyre fëmijë i moshës 7- vjeçare.
Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore (KHAIA) do të bëjë hetim të pavarur dhe do të dalë me një raport përfundimtar të cilin sipas ligjit do t’ia përcjell Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.
/Epoka e re/