Nisin hetimet për helmin e dyshuar në letrat e dërguara në Pentagon
Autoritetet amerikane janë duke bërë kërkime për dy raste të letrave që dyshohet se kanë qenë të helmuara me ricin dhe janë nisur drejt shefave të lartë ushtarakë, por edhe për një letër të tretë e cila ka pasur përmbajtje të panjohur deri më tani të nisur drejt presidentit amerikan, Donald Trump.
Në një deklaratë të publikuar më 2 tetor, Shërbimi Sekret ka thënë se zarfi i dyshimtë është dërguar te Trumpi një ditë më parë, mirëpo nuk është pranuar nga Shtëpia e Bardhë.
Agjencia nuk ka bërë të ditura detajet rreth asaj se çfarë ka pasur në zarf.
Autoritetet në Pentagon kanë thënë se janë duke bërë hetime për dy letrat që dyshohet se kanë pasur përmbajtje të agjentit vdekjeprurës, ricin.
Letrat do të duhej të pranoheshin nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, i cili udhëton në Evropë këtë javë dhe zyrtarit të lartë të marinës amerikane, Admirali John Richardon.
Letrat janë dërguar në FBI për analiza të mëtejme.
Ricini është agjent tejet i ashpër, pasi vetëm sasi shumë e vogël e tij mund të shkaktojë vdekje brenda 72 orëve./rel/