![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/homazhe.png)
Nisin homazhet për regjisoren Vjosa Berisha, të pranishëm Kurti dhe Konjufca
30 qershor 2022
| 15:32
Kanë nisur homazhet për nderim të jetës dhe veprës së regjisores, Vjosa Berisha.
Miq, familjarë dhe figura të shumta janë parë duke bërë homazhe brenda hollit të Teatrit Kombëtar të Kosovës (TKK).
Për të nderuar veprimtarinë e 49-vjeçares i pranishëm ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Të tjerë figura publike ishin: Agim Ademi, Melihate Temkolli, Eliza Hoxha, Abelard Tahiri dhe Mimoza Kusari – Lila.
Producentja, e cila u nda nga jeta javën e kaluar, do të varroset ditën e sotme (e enjte) në varrezat e Prishtinës (Arbëri)./Telegrafi/