Nisin përgatitjet për mbajtjen e festivalit folklorik “Oda e Llapushës”
Është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve në Komunën e Malishevës e cila është drejtuar nga kryetari i komunës Ragip Begaj.
Në mesin e shumë çështjeve të trajtuara në këtë mbledhje është bërë me dije se janë duke u bërë përgatitjet për organizmin dhe mbajtjen e edicionit të gjashtë të festivalit folklorik “Oda e Llapushës”.
Drejtuesit e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, kanë theksuar se janë duke punuar në mënyrë që ky festival të jetë shumë cilësor në paraqitjen e vlerave të pasura të folklorit tonë.
Sipas tyre, këtë vit pritet që pjesëmarrja të jetë më e madhe në krahasim me vitet tjera, pasi festivali e ka krijuar traditën e tij dhe interesimi për pjesëmarrje është shumë i madh.
Në këtë mbledhje edhe drejtuesit e Drejtorisë së Arsimit kanë njoftuar se ka përfunduar viti shkollor 2018-2019, ndërsa është duke vazhduar mbajtja e garave të ndryshme shkollore, ku nxënësit e kësaj komune janë duke treguar rezultate.
Po ashtu, në këtë mbledhje është raportuar për fushatën e dezinsektimit selektiv kundër rriqrave, që është duke u bërë në zonat endemike, si masë parandaluese në kuadër të zbatimit të masave për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo.
/Epoka e re/