Nisin “përplasjet” në PLK, shkak posti i kryetarit

02 shkurt 2018 | 21:23

Kryetari i Partisë Liberale të Kosovës (PLK), Skender Gashi, ka reaguar ndaj një mbledhje që ka mbajtur me disa anëtarë të kryesisë së kësaj partie, Gjergj Dedaj, pa e njoftuar kryetarin e partisë dhe pa prezencën e tij.

Ai përmes një reagimi në profilin e vet në Facebook, ka shkruar se kjo mbledhje është mbajtur jashtë rregullave të statutit të PLK-së.

Postimi i plotë i Skender Gashit:

Reagim i kryetarit të Partisë Liberale të Kosovës, z.Skender Gashi

Sot më 02.02.2018 Lideri i Partisë Liberale të Kosovës Z. Gjergj Dedaj ka thirrur një Mbledhje të Kryesisë së Partisë.
Kjo mbledhje është mbajtur pa dijeninë dhe pa prezencën time si kryetar i Partise Liberale të Kosovës, i zgjedhur më 17 Dhjetor 2016.

Mbledhja është mbajtur jashtë rregullave të statutit të Partisë, në Restoran “Baron” në Prishtinë.

Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë vetëm 5 anëtarë të Partisë Liberale të Kosovës, ndërsa partia numëron 25 anëtarë.

Anëtarët tjerë janë njoftuar nëpërmjet telefonit nga Gjergj Dedaj, ndërsa unë si kryetar nuk kam qenë i njoftuar fare.
Kjo mbledhje dhe ky vendim janë bërë në mënyre” tinëzare”dhe është i papranueshëm nga ana ime.

Për rrjedhojë të mëtutjeshme ju njoftoj ditëve në vijim.

Me respekt, kryetati i Partisë Liberale të Kosoves – Skender Gashi, Prishtinë
02.02.2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli argjentinas, Leo Messi vazhdon të mahnitë të gjithë me…