Nisin procedurat për blerjen e ndërtesës së Konsullatës në Strasburg, Kurti e ndërlidh me anëtarësimin në KE
16 nëntor 2023
| 16:58
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar lidhur me vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.
Një prej vendimeve të marra është edhe ai për nisjen e procedurave për blerjen e ndërtesës së Konsullatës së Përgjithshme në Strasburg të Francës.
Kurti e ka lidhur këtë vendim me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KE).
“Prania e përhershme diplomatike në Strasburg është edhe një dëshmi tjetër e gatishmërisë dhe seriozitetit të Republikës së Kosovës për procesin e anëtarësim të saj dhe kontributin në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.