Nisin procedurat për ndërtimin e rrugës deri tek varrezat e martirëve në Çabrat
20 prill 2018
| 15:01
Bordi i drejtorëve të komunës së Gjakovës ka mbajtur të premten mbledhjen e vet të rregullt, në të cilën janë diskutuar një sërë pikash të rendit të ditës, e të cilat kryesisht kishin të bënin me përmirësimin e gjendjes së shërbimeve komunale, në të mirë të qytetarëve të kësaj komune.
Në këtë takim u bë me dije se kanë filluar procedurat për ndërtimin e rrugës që dërgon deri tek varrezat e martirëve në Çabrat.
Me këtë rast, kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se ky është një projekt shume i domosdoshëm, teksa ka shprehur bindjen e tij se rruga në fjalë do të jetë e gatshme deri në fillim të vjeshtës së këtij viti.
/Epoka e re/