
Nisin punimet në asfaltimin e dy rrugëve në Runik të Skenderajt
06 prill 2018
| 15:11
Në Runik të Skenderajt kanë filluar të premten punimet në asfaltimin e rrugëve lokale në lagjen “Miftaraj” dhe “Dautaj”.
Me rastin e fillimit të këtyre punimeve, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se këto dy rrugë kanë rëndësi të madhe për banorët e kësaj ane.