Nisin punimet në pastrimin e shtratit të Lumbardhit në fshatin Lloqan
02 dhjetor 2019
| 15:40
Kanë filluar të hënën punimet në pastrimin e shtratit të Lumbardhit të fshatit Lloqan deri në fshatin Rastavicë.
Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj.
“Bukurisë që zoti na ka falë në këtë pjesë të vendit tonë, do t’i japim jetë duke investuar, ruajtur dhe mbrojtur”, ka shkruar Ramosaj.
/Epoka e re/