Nisin punimet në rekonstruktimin e rrugës Bishtazhin-Damjan

07 prill 2019 | 16:19

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka marrë pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve për rikonstruktimin e rrugës Bishtazhin – Damjan. Ky segment ka gjatësi 12.6 kilometra, kurse vlera e tij është rreth 1.6 milion euro.

Banorëve të kësaj zone, ministri Lekaj ua ka kumtuar lajmin se nga qershori do të vazhdohet edhe segmenti nga Damjani deri në Gjonaj, duke krijuar lidhje infrastrukturore me standarde të larta për 17 fshatra dhe dy regjione.

Me këtë rast, Lekaj ka thënë se është ndjenjë e jashtëzakonshme kur gjendet afër qytetarëve, duke i realizuar kërkesat e tyre në të gjitha regjionet e Kosovës pa dallim. Në këtë kontekst, ai ka thënë se të gjitha komunat dhe qytetarët janë të barabartë për Qeverinë Haradinaj.

Ndërsa, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini e ka falënderuar ministrin Lekaj për këtë rrugë dhe shumë projekte tjera që po realizohen në Gjakovë.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të fillojë me…