Nisin punimet në rrugët ‘Shaqir Igrishta’ dhe ‘Ndue Përlleshi’ të kryeqytetit
01 nëntor 2018
| 14:46
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se kanë filluar punimet në shtrimin e kubëzave të reja në rrugët ‘Shaqir Igrishta’ dhe ‘Ndue Përlleshi’.
Po ashtu ai ka thënë se me këtë rast do të vendoset edhe gypi i kanalizimit i cili të mundësoj që ndërtesat përgjatë rrugës të kyçen në mënyrë të rregullt në rrjetin e ujërave të zeza.
“Sot filluan punimet në shtrimin e kubëzave të reja në rrugët ‘Shaqir Igrishta’ dhe ‘Ndue Përlleshi’. Po e shfrytëzojmë rastin për ta vendosur edhe gypin e kanalizimit. Ky gyp do t’u jap mundësi ndërtesave përgjatë rrugës të kyçen në mënyrë të rregullt në rrjetin e ujërave të zeza”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/