Nisin punimet në stadiumin e Kishnicës

20 korrik 2020 | 17:39

Kanë filluar punimet për renovimin e stadiumit të Kizhnicës, aty ku ndeshjet i luan skuadra e sapoformuar, Hajvalia 2020.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vet klubi nëpërmjet një njoftimi në faqen e tyre në Facebook.

“Klubi ka nisur rinovimin e plotë të zhveshtoreve për futbollistë dhe gjyqtarë. Janë duke u bërë instalime të reja të ujit, rregullim i banjove dhe dhomave tjera përcjellëse. Me mbështetjen e institucioneve relevante ka nisur edhe rregullimi i kanalizimit dhe ujitjes për të dy stadiumet. Sot po bëhet edhe vendosja e gypave kryesorë”, shkruhet ndër tjerash në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim kryetarin…