
Nisin punimet për asfaltimin dhe ndërtimin e kanalizimit në 7 rrugët e Zhegrës
20 shtator 2024
| 13:00
Në vazhdën e investimeve që po bëhen në fshatrat e Komunës së Gjilanit, tashmë punime në kanalizim e asfaltime të rrugëve kanë filluar edhe në fshatin Zhegër.
E për të parë punimet të cilat po realizohen aty ka dalë edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Infrastrukturë e Banim, Kushtrim Ibrahimin.
Kryetari i Komunës së Gjilanit tha se rreth 180 mijë është vlera e projektit të ardhshëm në fshatin Zhegër.
Hyseni tregoi se gjithsej do të asfaltohen dhe ndërtohet kanalizimi në shtatë rrugë. “Infrastruktura në fshatrat tona po përmirësohet çdo ditë, duke e bërë jetën më të lehtë”, tha kryetari Hyseni.