Nisin punimet për ndërtimin e parkut të ri në lagjen ‘Arbëria’
11 mars 2019
| 14:02
Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se kanë filluar punimet për ndërtimin e parkut të ri në lagjen “Arbëria” në kryeqytet.
Kjo komunë ka theksuar se ky park do të ketë gjelbërim e fusha sportive dhe do të mund të shfrytëzohet edhe nga banorët e lagjes “Kodra e Trimave”.
“Edhe një hapësirë në kryeqytet që deri vonë ishte deponi joformale, po transformohet. Punimet për ndërtimin e parkut të ri në ‘Arbëri’ kanë filluar sot. Parkun me gjelbërim e fusha sportive do të mund ta shfrytëzojnë banorët e lagjes ‘Arbëria’ dhe ‘Kodra e Trimave’. Revitalizimi i hapësirave me gjelbërim po e ndihmon zhvillimin e qytetit drejt jetesës së shëndetshme”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
/Epoka e re/