Nisin punimet për ndërtimin e shtatores së dëshmorit Sadri Vishaj
04 shtator 2018
| 14:23
Në fshatin Beleg të Komunës së Deçanit ka filluar punimet në ndërtimin e shtatores së dëshmorit të kombit Sadri Vishaj.
Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, ka thënë se kjo shtatore do të përurohet më 11 shtator, pikërisht në 20-vjetorin e rënies së dëshmorit Sadri Vishaj.
“Punimet do të vazhdojnë tutje në ndërtimin e Kompleksit të Dëshmorëve në Lumbardh, Lloqan dhe Gllogjan”, ka thënë Ramosaj.
/Epoka e re/