Nisin punimet për Qendrën për Punë Sociale në Hajvali

10 mars 2025 | 15:03

Të hënën kanë nisur punimet për Qendrën për Punë Sociale në Hajvali, një vend ku qytetarët më në nevojë do të gjejnë mbështetje dhe kujdes.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se shërbimet sociale nuk janë thjesht institucione, por pika mbështetjeje për ata që kanë më së shumti nevojë.

Ai ka thënë se bashkë me drejtoreshën për Mirëqenie Sociale, Adelina Sahiti, po punojnë që askush në kryeqytet të mos ndihet i harruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të përballjes mes Anglisë dhe Shqipërisë, që do…