Nisin punimet për rindërtimin e fushës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’
29 mars 2024
| 15:41
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se kanë filluar punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ky investim është paraparë të jetë 1.3 milion euro dhe mendohet të kryhet në verë, për të qenë gati për ndeshjet ndërkombëtare të klubeve të Kosovës.
“Nisën punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit ‘Fadil Vokrri’. Me punë profesionale dhe pa humbur kohë stadiumi do të jetë i gatshëm për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare. Konsolidimi i infrastrukturës së futbollit në gjithë vendin është prioritet i yni”, ka shkruar Çeku.