
Nisin punimet për rregullimin e sheshit “Adem Jashari” në kryeqytet
13 mars 2018
| 15:09
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se sot kanë nisur punimet për rregullimin e sheshit “Adem Jashari”.
Ai ka bërë me dije se kjo hapësirë do të shndërrohet në një shëtitore të përshtatshme dhe do të përfshijë brenda vetes edhe pjesët e gjelbëruara, edhe ulëset për pushim.
Ahmeti ka theksuar se i gjithë projekti pritet të përfundojë për 90 ditë pune.