Nisin punimet për rrugën e re që lidh ‘Lakërishtën’ me Fushë-Kosovën

26 tetor 2023 | 11:52

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se kanë filluar punimet për krijimin e rrugës së re e cila do të lidhë “Lakërishtën” me Fushë-Kosovën përmes nënkalimit në rrethrrotullimin e “Lakërishtës”.

Rama ka thënë se krijimi i kësaj rruge do të shkarkojë komunikacionin në rrugët “Tirana” dhe “Bill Klinton”.

“Filluam punimet në krijimin e rrugës së re e cila do të lidhë ‘Lakërishtën’ me Fushë Kosovën përmes nënkalimit në rrethrrotullimin e ‘Lakërishtës’”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muharrem Nitaj, sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e…